Ambasadori Hill, amniston Serbinë kriminale për anëtarësim në BE

Ambasadori Hill ka thënë  se “Serbia  nuk e ka për obligim ta njoh Kosovën për t’u anëtarësuar në BE, por  ajo duhet t’i normalizojë raportet me Kosovën”.

Një deklaratë e  ambasadorit amerikan në Beograd Kristofer Hill,  se Serbia nuk e ka obligim  ta njoh pavarësinë e Kosovës për  ta përmbyllur  kapitullin  35 dhe  se Serbia nuk duhet ta njoh Kosovën për të hyrë në BE, ka nxitur  një zingjirë reagimesh  politike në Bruksel e Prishtinë .

BE, ashtu sikur edhe deri më tani, as të enjten nuk  ka reaguar me ndonjë përgjigje  rreth njohjes së  shtetit të Republikës së Kosovës nga Serbia, për anëtarësim të Serbisë në BE.

Pikëpamjet  e BE-së në raport  me Kosovën janë të qarta  dhe se ky organizëm ndaj statusit të Kosovës  mban  qëndrim  neutral, për shkak të mosnjohjes së Kosovën nga pesëshja evrpiane.

Zëdhënësi i BE-së Peter Stano duke   u ndalur  tek Kosova dhe deklarata e  Ambasadorit Hill, e ka theksuar si të ekuilibruar fajësinë  e Kosovës dhe Serbisë për moszbatim të marrveshjeve të deritashme me ndërmjetësimin e BE-së.

I pyetur  më në hollësi rreth fajësive konkrete,  Stano  ka emëruar Serbinë si fajtorin e vetëm për mosrrespektim të vendimeve të  pranuara, përsa i përket mospengimit  të anëtarësimit të Kosovës në institucione dhe mekanizma ndërkombëtarë.

“Serbia ka shkelur  detyrimet e  pranuara  që të  mos e pengojë Kosovën për anëtarësime në organizatat  dhe institucionet ndërkombëtare duke e shkelur dhe kjo paraqet shkelje ndërkombëtare …”, ka thënë Stano nga selia e BE-së.

Serbia duhet ta  njoh  Kosovën , thotë Murati nga  Qeveria

Pas deklaratës së Ambasadorit Hill  në Beograd se Serbia mund të anëtarësohet në BE pa e njohur Kosovën, dhe  pas reagimeve të BE-së,  në Prishtinë është deklaruar  Ministri i Financave Hekuran Murati , i cili  ka  kërkuar  njohjen nga Serbia , si kusht që Kosova të përmbush agjendat  e  vëna para saj.

Rreth anëtarësimit  të Serbisë në BE me apo pa njohjen e shtetit të Republikës së Kosovë , edhe shtet brenda Quintit  mbajnë qëndrime diametralisht të kundërta.

Deklarata të shumta të deputetëve më me ndikim të Bundestagut  gjerman, kundërshtojnë anëtarësimin e Serbisë në BE pa e njohur Kosovën,  ashtu sikur edhe deputetë britanikë të cilët   kërkojnë  qëndrime të prera të BE-së  ndaj Serbisë që nuk i ka vendosur  sanksione Rusisë .

Të ndarë rreth Serbisë  janë shumë shtete brenda BE-së ,disa prej të cilave e shohin dhe trajtojnë Serbinë si shtet  të krizave në Ballkanin Perëndimore në përpjekje për  t’u  bashkëngjitur me Republikën Serbe dhe veriun  e Kosovës.

Të ngjashme

Lexo më shumë

Të fundit

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews