Sot, në një operacion të përbashkët, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe Policinë e Kosovës – Drejtorinë Kundër Terrorizmit, ka arrestuar një person në rajonin e Mitrovicës për veprimtari të dyshuar të kundërligjshme.
Personi i arrestuar është A.V. dhe dyshohet për kryerjen e veprës penale “Spiunazhi”.
Pasi u arrestua, Policia e Kosovës po kryen bastisje në banesën e tij. I njëjti person është ndaluar prej 48 orësh me aktvendim të Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Speciale.